Kallëzimi penal ndaj Haxhiut dhe Sallahut, flet zyrtari i lartë i MD-së: Kanë tendencë të më largojnë nga puna

Udhëheqësi i një departamenti në Ministrinë e Drejtësisë, Elbasan Dervishaj, ka treguar se cilat janë tri veprat penale me të cilat ka të bëjë kallëzimi penal ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, dhe zëvendësit të saj, Blerim Sallahut

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësi i saj, Blerim Sallahu

Udhëheqësi i një departamenti në Ministrinë e Drejtësisë, Elbasan Dervishaj, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe zëvendësit të saj, Blerim Sallahut.

Ky denoncim ndaj dy udhëheqësve të këtij dikasteri është konfirmuar për Portali Dukagjini, nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ndonëse nuk ka dhënë detaje rreth procesit të hetimeve, Ulaj ka theksuar se kallëzimi penal po trajtohet nga Prokuroria e Prishtinës.

“Po, e kemi pranuar kallëzimin penal dhe e kemi në trajtim. Kjo mbi dyshimin për kryerjen e disa veprave penale, ka edhe për vepër penale që janë kundër korrupsionit zyrtar edhe kundër detyrës zyrtare, nuk i kam të konfirmuara për veprat e tjera penale”, ka thënë Ulaj.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësi i saj, Blerim Sallahu

Ndërkaq, në një prononcim për Portalin Dukagjini, Dervishaj ka treguar se në kallëzim penal janë gjithsej shtatë persona të përfshirë.

Dervishaj ka theksuar se ministrja Haxhiu dhe zëvendësi i saj, Blerim Sallahu, e kanë diskriminuar dhe se vetëm ndaj tij kanë kërkuar auditim për punën e bërë.

Sipas tij, të njëjtit kanë pasur tendencë që ta largojnë nga puna.

“Prej kur kanë ardhur e kanë filluar një fushatë të eliminimit tim si udhëheqës i Departamenteve për Profesione të Lira, kjo është e argumentuar edhe në kallëzimin penal të cilin e kam paraqitur në një dosje në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”, ka thënë ai.

Dervishaj ka potencuar se vazhdimisht ka qenë i përjashtuar prej grupeve punuese, dhe sipas tij, kjo është vërtetuar edhe nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës.

Ai ka thënë se auditimi është kërkuar vetëm për të dhe jo edhe për ndonjë drejtor tjetër.

“Vazhdimisht më kanë përjashtuar prej grupeve punuese dhe është vërtetuar kjo edhe prej Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, ndërsa kjo e fundit për të cilin edhe kam reaguar ka qenë momenti kur është kërkuar auditimi për vijueshmëri vetëm ndaj meje, me qëllim të caktuar që të gjejnë diçka për të më ndëshkuar dhe të më largojnë nga puna”, shtoi ai.

Zyrtari i lartë i ministrisë, përmes avokatit të tij ka parashtruar ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, dhe i njëjti ka vlerësuar se Dervishaj është diskriminuar.

“Këshilli ka vlerësuar se jam diskriminuar në atë rast dhe veprimi vetëm ndaj një zyrtari i institucionit përbën shkelje, është diskriminuese”, është shprehur ai.

Po ashtu, Dervishaj ka treguar se kallëzimi penal ndaj ministres Haxhiu dhe Sallahut, ka të bëjë me tri vepra penale.

“Pengimi i personit zyrtar në ushtrimin e detyrave të punës, cenim i marrëdhënies së punës, keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar që në këtë rast e ka bërë Blerim Sallahu në bashkëkryerje me Albulena Haxhiun, sepse ajo ka qenë vazhdimisht e informuar për ngjarjen”.

Ai shprehet i bindur se të gjitha provat e dorëzuara në Prokurori janë në favorin e tij dhe të gjitha janë të argumentuara në kallëzim penal.

Ai ka thënë se në këtë kallëzim është i përfshirë edhe vendimi i Këshillit, i cili ka konstatuar se në këtë rast ka diskriminim.

Dervishaj ka thënë se zëvendësministri i ka tejkaluar autorizimet e tij në momentin kur ai ka kërkuar auditimin e zyrtarit.

Kjo, sepse, siç thotë Dervishaj nuk bie në domenin e ministrit që të kërkojë auditim të veçantë për një zyrtar ose udhëheqës të departamentit.

“Ne si udhëheës të departamentit i raportojmë sekretarit të përgjithshëm të ministrisë dhe jo kabinetit”, përfundoi Dervishaj.

Ndërkaq, Portali Dukagjini ka provuar të kontaktojë ministren Haxhiu, por e ajo nuk ka qenë e qasshme.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika