Edhe pse afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundon sonte, vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për të shtunën, më 8 gusht.
Sipas njoftimit, seanca do të vazhdojë në orën 11:00, ndërsa deri në përfundimin e afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet.
Caktimi i vazhdimit të seancës për ditën e nesërme ka nxitur reagime nga partitë opozitare dhe njohës të çështjeve kushtetuese, të cilët po kontestojnë vlefshmërinë e këtij vendimi në raport me afatin 30-ditor të përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.
Procesi i konstituimit ka mbetur i papërfunduar për shkak të mungesës së marrëveshjes politike teksa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar që fillimisht të ketë marrëveshje për presidentin e pastaj të vazhdohet me konstituimin e Kuvendit e formimin e Qeverisë.
Kujtojmë se PDK, LDK, dhe Aleanca kanë mbledhur me grupet e tyre parlamentare në objektin e Kuvendit, duke kërkuar që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet sonte, pak orë para përfundimit të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.
Subjektet opozitare kërkuaa që seanca të nisë nga ora 22:30, por e njëjta nuk ndodhi kështu që vazhdimi i saj do të bëhet nesër.