Redaktori i ‘Albanian Post’, Valon Rashiti, vazhdoi ta quaj trajnerin, Faruk Statovci, “avokat i Agim Ademit”.

”Mijëra euro i ke marrë prej Federatës së Futbollit si ndihmëstrajner në U15. A e din pse je ti avokat i Agim Ademit, sepse ke qejf ta vazhdoj kontratën prapë,” tha Rashiti.

Ky etiketim nuk i pëlqeu aspak Statovcit, i cili tha se do ta paditë në Gjykatë gazetarin për këto fjalë.

”A jom avokat i Agim Ademit, apet po thu qe jom avokat. Unë publikisht po të them, po të kallxoj prej qituhit se je i paditun,” tha Statovci.

Më poshtë mund të shikoni debatin mes Rashitit dhe Statovcit.