Kalon propozimi për heqjen e vizave, zbatohet nga janari i 2024-s

Në Bruksel është miratuar propozimi i presidencës çeke të BE-së, i cili parasheh që data e fundit kur duhet t’i liberalizohen vizat Kosovës të jetë 1 janari i vitit 2024. Sipas raportimeve nga Brukseli, kjo është bërë me kërkesë të Spanjës





Kosovarëve i është shtyrë sërish data për liberalizimin e vizave.

Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, sipas raportimit të Radio Evropës së Lirë, janë pajtuar që heqja e vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Duke cituar burimet e veta, REL-i raporton se pajtueshmëria është arritur në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.

Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

Paraprakisht, Çekia e cila udhëheq presidencën e BE-së kërkoi që liberalizimi të hyjë në fuqi nga 1 dhjetori i vitit 2023, por ndaj këtij propozimi paraqitën vërejtje Spanja, Sllovakia dhe Suedia.

E, shtyrja e radhës nuk i ka befasuar edhe aq kosovarët.  Ruzhdi Zymeri thotë se tashmë janë mësuar me këtë sjellje të BE-së.

“Shtyrje e madhe nëse bëhet deri atëherë. As aty nuk po besoj që bëhet, po sa herë e kanë shtyrë deri tash, për atë”, ka thënë Ruzhdi Zymeri, Qytetar.

Sikur ai mendojnë edhe qytetarë tjerë.

“Me u bo në 2024-ën është shumë mirë, por shkon edhe 28-shi tutna se qeshtu është nisë qe 20 vjet”, ka theksuar Jetullah Zeqiri, Qytetar.

“Vallahin shumë, nashta ishalla dhashtë Zoti hiqen [vizat]. Qe sa vjet po shtyhen, jo sivjet, jo sivjet po hiqen”, ka shtuar Ejup Saraci, Qytetar.

Sipas propozimit të miratuar të martën, hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë në kohën kur të jetë funksional sistemi i udhëtimit ETIAS, por jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

Miratimi i këtij propozimi do të jetë në rend dite në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet të mërkurën.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika