“Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit”

Ish-deputeti, Gani Geci ka deklaruar se ka hetuar gjatë vitit 2009-2010-2011 terroristin serb, Milan Radoiçiqin dhe Zvanko Veselinoviqin për burimin e financimit të grupeve të ndryshme kriminale.

Geci deklaroi për “Debat Plus” se ai personalisht ishte ftuar nga amerikanët pasi që ishte në detyrë si Kryetar i Komisionit për Agjensionin e Kosovës për Inteligjencë ka filluar hetimet për Radoiçiqin dhe Veselinoviqin dhe duke shkuar edhe deri tek pika 1 dhe 31 në veriun e vendit.

“E kemi fillu hetimin e Zvonko Veselinoviqit dhe Millan Radojqiqit”. Ai ka treguar se mbi shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit ka qenë “antena e Valës 900”.

Geci deklaroi se gjatë hetimeve të tij ai ishte i veshur me uniform të ushtrisë amerikane, e ‘normalisht’ me leje speciale për shfrytëzimin e tyre.

Më tej ai ka thënë se për këtë antenë Veselinoviqi ka “marrë pagesë prej postës së Kosovës[Telekomit të Kosovës] në vitin 2010, 2011…ne kemi fillu me i hek antenat,” ka thënë Geci.

“ Në vitin 2009-2010-2011 kemi filluar hetimin për Milan Radoiçin dhe  Veselinoviqit me amerikan. Unë si ndihmës i tyre dhe KFORi amerikan i Bondsteelit. Unë si Kryetar i Komisionit Për AKI. Kemi filluar hetimin e Zvanko Veselinoviqit dhe Milan Radoiçiqit. Mbi shtëpinë  e Veselinoviqit ka qenë antena e VALA 900,  e ka dërguar Telekomi i Kosovës. Kanë filluar hetimin e antenave të Valës. Isha me uniform amerikane dhe e kam thirr Halil Baranin, dhe e kam pyetur për kah po i marrin financat. Nga po financohen grupet kriminale. Kam veshur uniformat amerikane deri në pikën 31. Kemi punuar për financimin e tyre e ato kanë ardhur nga shqiptarët tanë”, deklaroi Geci.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika