Kamberi bëhet deputet, Shqiprim Arifi e akuzon Kurtin se e përçau Luginën

Numërimi i votave për zgjedhjet nacionale në Serbi po shkon drejt fundit, ndërsa është konfirmuar që Shaip Kamberi do të jetë edhe për një mandat deputet në Kuvendin e Serbisë. Shqiprim Arifi, partneri i koalicionit tjetër i cili dështoi që Visar Memetin ta bëjë deputet, e akuzon Kamberin për shumë çështje e krahas tij edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për përçarje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Kur janë numëruar rreth 96% e votave, një gjë është e sigurt, Shaip Kamberi edhe për një mandat do të përfaqësojë shqiptarët në Parlamentin e Serbisë.

Koalicioni “Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon”, ka marrë 13.456 vota, apo 0.37%.

Në orët e mbrëmjes Kamberi me partnerët e koalicionit dhe partisë fitoren e kanë festuar në sheshin e Bujanocit duke thënë se votuesit treguan se Lugina e Preshevës do bashkëpunim me Kosovën dhe jo konfrontim.

“Gjithkush që ka mendu që këtu me e mbjellë farën e konfliktin politik me Kosovësn sot e ka marrë përgjigjen e duhur. Më mirë se voti askush nuk e jep”, tha Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi e ka fjalën për qëndrimet e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifit, i cili po vazhdon prap me të njëjtën qasje. Përmes një shkrimi në rrjete sociale, Arifi e ka akuzuar Kamberin dhe partnerët e tij për keqpërdorime dhe keqpërfaqësim, pa e kursyer as Kryeministrin e Kosovës.

“…Injorimi dhe neglizhimi i takimeve dhe bisedimeve me krerët e shtetit amë – Shqipërisë, është një përgjegjësi morale e kombëtare të cilën do ta bartin përgjatë historisë edhe Shaip Kamberi, edhe Albin Kurti. Marrëdhëniet e Kurtit me udhëheqësit e Shqipërisë, i’u imponuan sot edhe popullit të Preshevës. Për këtë momentum politik, do të mbajnë përgjegjësi gjithë lidershipi shqiptarë në Luginë të Preshevës…”, tha Shqiprim Arifi, kryetar i Luginës së Preshevës.

Kandidati i koalicionit të tij për deputet, Visar Memeti ka fituar vetëm 3172 vota, të pamjaftueshme për ulësen e deputetit.

Edhe Memeti edhe Arifi kanë qëndrimë të njëjta për Kurtin gjë e cila sipas gazetarit nga Bujanoci, Driton Hysenit, iu ka kushtuar me rezultat në zgjedhjet nacionale.

“Për shkak të bindjeve të tyre edhe shqërfaqjes së mendimeve, karshi Qeverisë së Kosovës besoj. Dhe kjo e ka dëmtuar në rezultate, unë besoj që ndikimi i Qeverisë së Kosovës në këtë rast për të sjellë qytetarët për të votuar në Luginë të Preshevës me autobusë, organizimi i koumanve besoj që ka ndikuar shumë”, tha gazetari, Driton Hyseni.

Përçarjen e shqiptarëve në Luginë, Hyseni e lidh me numrin e madh të partive shqiptare atje, e nise në këtë pjesë kryeministri Kurti ka shumë pak.

Ndërkaq sipas rezultateve preliminare, “Partia Demokratike” e vetmja shqiptare në komunën e Medvegjës ka siguruar 2 këshilltarë komunalë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika