Kamberi e falënderon Begajn për fjalimin e tij në Asamblenë e OKB-së

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka falënderuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn për fjalimin e tij në Asamblenë e OKB-së, ku vuri në  vëmendje mungesën e të drejtave elementare të shqiptarëve në Serbi

Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka falënderuar presidentin e Serbisë, Bajram Begaj, për fjalimin e tij në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së.

“Faleminderit president”, shkroi shkurt Kamberi.

Presidenti Begaj foli për të drejtat e munguara të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Serbi. Ai tha se shqiptarët në Serbi duhet të kenë të drejta njëjtë sikurse serbët në Kosovë.

Presidenti i Shqipërisë vuri në vëmendje pasivizimin e adresave të shqiptarëve nga shteti i Serbisë.

“Të drejtat e serbëve në Kosovë reflektojnë normat evropiane, e njëjta duhet të jetë edhe për shqiptarët në Luginë të Preshevës. Fatkeqësisht, ne ende mbesim të shqetësuar rreth pasivizimit e adresave të shqiptarëve dhe mungesën e investimeve substanciale dhe incentivat ekonomike në atë rajon”, ka thënë presidenti Begaj në fjalimin e tij në Asamblenë gjenerale të OKB-së në New York.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika