Kamberi falënderon liderët e partive kosovare

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë(PS), Shaip Kamberi, nga Lugina e Preshevës, ka shprehur mirënjohje për përkrahjen që i kanë dhënë krerët  e shtetit të Kosovës

Shaip Kamberi, Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Të premten e 28 prillit përfaqësuesi i shqiptarëve në parlamentin e Serbisë, i ka falënderuar të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur në zgjedhjet e fundit, me mesazhe urimi të cilat i kishin ardhur publikisht dhe privatisht nga Shqipëria, Kosova, Mali i zi, Maqedonia e Veriut dhe Mërgata.

Kamberi është treguar mirënjohës ndaj  Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

“Shumë faleminderit Albin. Është nderim i veçantë që politika jonë e shprehur në parlamentin e Serbisë gëzon mbështetjen e hapur dhe të plotë nga Ju, si Kryetar i Qeverisë dhe si bartës i listës më të votuar në Republikën e Kosovës. Kjo përkrahje shpërfaq përkushtimin Tuaj dhe të Qeverisë që kryesoni për interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të shtypur dhe të diskriminuar nga Republika e Serbisë”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Albin Kurti kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes

Ndërsa ai nuk ka harruar që edhe ndaj opozitës të tregohet mirënjohës.

“Memli dhe Lumir, pos tjerash, përkrahja juaj e vlefshme nga opozita ishte jo vetëm treguese e pjekurisë suaj politike në dobi të një politike sa më cilësore lokale shqiptare, por edhe në shërbim të ndërtimit të unitetit të Republikës së Kosovës karshi Luginës së Preshevës” ka thënë Kamberi.

Memli Krasniqi Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës

Përfaqësuesi i shqiptareve në PS, ka vlerësuar se spektri politik i Kosovës është në konsensus të plotë për ushtrimin e një politike të denjë shqiptare në Luginën e Preshevës.

“Lugina e Preshevës do të bashkërendohet me Kosovën dhe Shqipërinë. Kjo është e drejtë demokratike. Kjo është praktikë evropiane. Kjo është nevojë kombëtare” ka thënë ai.

Lumir Abdixhiku kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kamberi, ka pohuar se si deputet nga Lugina është i gatshëm të bashkëpunoj edhe me të zgjedhurit tjerë nga Presheva për të mirën e shqiptareve.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika