Kamberi kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Luginën e Preshevës

Bartësi i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, ka kërkuar që të përsëriten zgjedhjet parlamentare në Luginë. Kjo për shkak se, sipas tij, në zgjedhjet e së dielës së tre prillit shumë qytetarëve iu është mohuar e drejta e votimit.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore, deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës.

“Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bënë procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira.

Prandaj zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur, paraprakisht, çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi.

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik bashkë me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik, sipas Kamberit, ka siguruar nëntë mijë e 644 vota.

Përkundër vështirësive të shumta me të cilat u përball në këtë proces zgjedhor, ish-deputeti në Parlamentin e Serbisë ka thënë se, votat e konfirmuara deri tash për këtë koalicion nuk janë garanci për të fituar një mandat.

“Zgjedhjet e fundit në Serbi, të datës 3 prill, u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë. Votat e marra ato akoma nuk janë garancë për të fituar një mandat”, ka shtuar ai.

Ndryshe, rreth gjashtë mijë shqiptarëve në Serbi u është mohuar e drejta e votës në zgjedhjet e përgjithshme serbe.

Lidhur me këtë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i kishte bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë këtë akt të Serbisë.

Osmani ka thënë se, një veprim i tillë i Serbisë është rezultat i fushatës së qëllimshme të Serbisë për spastrim etnik të shqiptarëve përmes metodave të tyre të vazhdueshme administrative.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një konferencë për media ka thënë se ka siguruar 59.9 për qind të votave duke lënë pas kundërkandidatin e tij, Zdravko Ponos, me 17.7 për qind.

“Kam arritur të bëj diçka që askush në Serbi nuk ia ka dalë kurrë. Unë jam i vetmi që fitova dy herë në raundin e parë”, kishe thënë Vuçiç, raportonte “Nova.rs”.

Ai ka thënë se përveç se është i bindur në fitoren e zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare, beson se edhe në Beograd partia e tij është e para.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika