Kamberi: Kurti nuk e solli përçarjen, e gjeti në Luginë të Preshevës

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se pozita e shqiptarëve në të tri komunat duhet të përmirësohet me ligj, për çka edhe premton se do të jetë zë i tyre

Shaip Kamberi, Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se në Luginë të Preshevës nuk ka asnjë gjykatës e prokuror shqiptar.

Kamberi ka thënë se pozita e shqiptarëve në të tri komunat duhet të përmirësohet me ligj, për çka edhe premton se do të jetë zë i tyre. Teksa komenton raportet me institucionet vendore, ai është shprehur se pa ndihmën e Kosovës dhe të Shqipërisë e kanë të vështirë të mbijetojnë nga diskriminimi.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka sjellë përçarjen në Luginë të Preshevës, por që lufta politike ka nisur kohë më parë.

“Vetëvrasje për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, e ka quajtur Kamberi tendencën për luftë politike me institucionet e Kosovës.

Kamberi ka shprehur kundërshtinë për deklarimet e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, e që ky i fundit kishte thënë se kryeministri Kurti ka përçarë Luginën.

Gjatë vitit të kaluar, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për keqpërdorim të mjeteve të qeverisë nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë ka deklaruar se do të ishte më i lumtur që të ketë padi ndaj Beogradit diskriminues.

Për sulmin terrorist serb të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Kamberi ka theksuar se kjo situatë ka ndikuar edhe në Luginë të Preshevës. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare nuk e ka fokusin e duhur në tri komunat me shumicë shqiptare.

Si deputeti i vetëm shqiptar i rizgjedhur më 17 dhjetor të vitit të kaluar, ai është zotuar për angazhim maksimal për të drejtat e shqiptarëve, derisa ka treguar se koncepti elementar i listës, në të cilën ka qenë bartës, është për integrim në institucione të shtetit.

Edhe në këtë mandat si përfaqësues i qytetarëve të Luginës së Preshevës, Kamberi është deklaruar se do të vazhdojë me iniciativat ligjore, që për qëllim kanë eliminimin e diskriminimit ndaj shqiptarëve.

Kamberi ka potencuar se sfida kryesore në këtë mandat si deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë do të jetë luftimi i qasjes diskriminuese të Beogradit. Po ashtu, ai ka konsideruar se nuk ka normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë, nëse kjo e fundit vazhdon me diskriminimin e saj ndaj shqiptarëve të Luginës. /KP

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika