Kamberi: Kushtetuta na lejon të bashkëpunojmë me Kosovën, Vuçiq po tenton të na paraqesë si destabilizues

“Ka disa herë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bashkëpunimin tonë institucional me qeverinë e Republikës së Kosovës e paraqet si tentativë për destabilizim dhe “krijim të Shqipërisë së Madhe”, ka thënë deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi

S

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se bashkëpunimin e shqiptarëve të Luginës me Qeverinë e Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e paraqet si tentativë për destabilizim dhe “krijim të Shqipërisë së Madhe”.

“Ka disa herë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bashkëpunimin tonë institucional me qeverinë e Republikës së Kosovës e paraqet si tentativë për destabilizim dhe ‘krijim të Shqipërisë së Madhe’”, ka shkruar ai në Facebook.

Si një ndër të drejtat fundamentale të pakicave, sipas tij, Kushtetuta e Serbisë e parasheh edhe “bashkëpunimin me shtetin amë”, duke pyetur se pse e pengon kjo Vuçiqin dhe deklarohet kundër normës fundamentale kushtetuese?

“Patur parasysh këtë, afërsinë gjeografike, lidhjet e përditshme e tradicionale, sidomos ato institucionale me Republikën e Kosovës, janë parakusht i avancimit të pozitës dhe mirëqenies së shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Pse për presidentin e Serbisë qenkan destabilizuese marrëdhëniet tona normale me Kosovën, ndërkohë që sipas tij, janë konstruktive aventurat e tij në çdo cep të Ballkanit Perëndimor ku jetojnë serbët?”, ka vijuar ai.

Sipas tij, “është krejtësisht normale t’i takojë liderët serbë të Kosovës në Rashkë, sa herë që e sheh të arsyeshme. Është normale që me tona nacionaliste nëpër tubimet e tija përkrahëse në Beograd masës t’i drejtohen liderë radikalë serbë nga rajoni, përfshi këtu Knezevicin e Malit të Zi.  Është normale që ai bashkë me Dodikun e Srpskas të realizojë takime trepalëshe me Patriarkun serb për të ardhmen e ‘Botës serbe’.  Është normale të kërcënojë ekzistencën e Bosnjës si shtet unitar e të shfaqë ambicie destabilizuese në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut e në Kosovë. Madje, sipas tij, është normale që me fluturaket ushtarake serbe fshehurazi të disponojë Dodik sa herë të ketë nevojë.

Ai ka thënë se sipas logjikës së presidentit serb, “vetëm serbët duhet ta kenë këtë të drejtë. Të tjerëve kjo e drejtë, kur tentojnë ta materializojnë, jo vetëm që i mohohet, por tentohet në vazhdimësi të satanizohen”.

Sipas Kamberit, kjo logjikë e ka mbështetjen në mitin mesjetar teksa ka theksuar “se serbët janë popull hyjnor – qendra e Ballkanit – ndërsa të tjerët, në periferi, janë barbarë”

“E pakuptimtë dhe e papranueshme. Një logjikë të tillë nuk mund të na imponojë autokrati në krye të shtetit. E di, sipas tij, ne nuk do të duhej të ndërlidhnim fatin tonë me Kosovën. E as kërkesat tona për reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë nuk do të duhej të jenë agjendë e bisedimeve. Kjo e frikëson presidentin serb e për këtë ai po na sulmon vazhdimisht. Por, edhe ai duhet ta dijë që angazhimi jonë politik asnjëherë nuk ka pasur për qëllim destabilizimin”, ka përfunduar ai.

Ai ka theksuar se gjithmonë ka këmbëngulur në avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe realizimin e të drejtave fundamentale.
“Serbia ka qenë dhe po vazhdon të jetë ajo që po refuzon kërkesat tona legjitime për drejtësi, barazi, liri. Të drejtat janë universale. Ato nuk janë mëshirë e shtetit. Njeriu i fiton me lindje. Së paku kështu e thonë teoritë moderne për të drejtat e njeriut.
Prandaj nuk mund të ketë drejtësi dhe paqe afatgjate në këtë rajon të brishtë duke tentuar të krijohen pakicat apo popujt hyjnorë. Evropa dhe Ballkani e kanë provuar këtë disa herë dhe përfundimi kanë qenë luftrat e përgjakshme”, ka theksuar ai.
Ai ka thënë tutje se në vend të krimilazimit të kërkesave legjitime të pakicave dhe shmangies së përgjegjësisë nga tri marrëveshjet e nënshkruara, është koha që Serbia të reflektojë në realizimin e obligimeve të marra.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika