Kamberi: Lugina festoi me krenari 28 Nëntorin në Bujanoc

Lugina e Preshevës ishte mbrëmë pjesë e pandashme e festimeve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se në Bujanoc u shënua 28 Nëntori me një manifestim të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Në postimin e tij, Kamberi theksoi se ky nëntor ka qenë i veçantë për Luginën, falë mbështetjes së Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe numrit të madh të aktiviteteve kulturore që janë zhvilluar gjatë muajit.

“Ishte Nëntor Lugine! Me plot organizime e aktivitete të llojllojshme për të gjitha sferat e shoqërisë sonë”, shkroi ai, duke përgëzuar Këshillin Kombëtar për angazhimin dhe duke falënderuar Ambasadën e Shqipërisë për prezencën e shtuar në rajon.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika