Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), me shpresën që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Bujanocit edhe Medvegjës, të jetë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndihmën amerikane.

Ai ka treguar se delegacioni i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës ka pasur një brifing në zyrat e senatorëve Ernst e Peters, ku i kanë diskutuar problematikat e pakicës shqiptare në Serbi.

“Çështja e shqiptarëve të Luginës të jetë në agjendën e politikës së jashtme të SHBA-së, e të jetë edhe pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë në një video në Facebook.

“Theksuam problematikat me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Luginë, si mungesën e pjesëmarrjes adekuate në institucione shtetërore, pasivizimin e adresave, mosnjohja e diplomave, moszhvillimi ekonomik i rajonit, e temat që kanë të bëjnë me të drejtat tona kolektive”, ka përfunduar ai.

Ndërsa, këshilltarja politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në Zyrën e Kryeministrit, Ardita Sinani, ka treguar se me kë është takuar në Shtetet Bashkuara të Amerikës.

“Brifing për Luginën në Senatin e SHBA, organizuar bashkërisht nga zyrat e Senatores Joni Ernst dhe Senatorit Gary Peters, bashkëkryesuesin e Grupit për Çështjen Shqiptare në Senat”, ka shkruar në Twitter Sinani.

Brifing për Luginën në Senatin e SHBA, organizuar bashkërisht nga zyret e Senatores Joni Ernst dhe Senatorit Gary Peters, bashkëkryesues të Grupit për Ceshtje Shqiptare në Senat.https://t.co/CuYBEZElrn pic.twitter.com/J4djc2oRN6

— Ardita Sinani (@SinaniArdita) February 28, 2023