Kamberi: Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit nënkupton përkujdesjen e Kosovës

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshëves ka thënë se dëshmon kredibilitetin që Këshilli Kombëtar ka ndërtuar tek faktori kombëtar

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi





Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshëves ka thënë se nënkupton fillimin e realizimit të përkujdesjes institucionale së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës.

Sipas Kamberit, nënshkrimi i këtij memorandumi dëshmon kredibilitetin që Këshilli Kombëtar ka ndërtuar tek faktori kombëtar.

Po ashtu, Kamberi theksoi se përkrahjen e Republikës së Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar do ta ndjejnë shqiptarët e Luginës së Preshevës. “Bashkë me Kosovën!”, ka përfunduar Shaip Kamberi.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, të premten e 28 tetorit.

Qëllimi i takimit mes Kurtit dhe Mustafit ishte nënshkrimi i një Memorandumi të Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshëves.

Memorandumi i Bashkëpunimit synon përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika