Kamberi: Nuk heshtim përballë kërkesave të Serbisë për serbët në Kosovë ndërkohë që mohon të drejtat tona fundamentale

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se nuk mund të heshtin përballë kërkesave të Serbisë për komunitetin serb në Kosovë, ndërkohë që shqiptarëve në Luginë u mohohen të drejtat fundamentale. Kamberi thotë se bashkimi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës dështoi për shkak të koncepteve politike

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se nuk mund të heshtin përballë kërkesave të Serbisë për komunitetin serb në Kosovë, ndërkohë që shqiptarëve në Luginë u mohohen të drejtat fundamentale.

Në emisionin ”Debat Plus” në RTV Dukagjini, teksa Kamberi pyetet se pse dështoi bashkimi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës, i njëjti thotë për shkak të koncepteve politike.

“Ata që deshën të bashkohen ishin me një listë, pesë parti politike të cilës i kam prirë unë, janë në kuadër të një liste të përbashkët për zgjedhjet parlamentare, dështoi për shkak të koncepteve politike. Konceptet politike kanë të bëjnë më këtë: A jemi për vazhdimin e rezistencës ndaj diskriminimit të Serbisë apo jemi për një konformizëm në kuadër të cilës ne nuk duhet të ngrisim shumë krye dhe duhet ta tolerojmë që në mënyrë praktike të tentojmë ta kryejmë ndonjë punë. Mendimi ynë ka qenë që ne duhet të vazhdojmë me rezistencën politike sepse janë momente të rëndësishme, ne nuk mund të heshtim kundër padrejtësive që Serbia po e bën ndaj shqiptarëve, nuk mund të heshtim kundër faktit që Serbia nuk po i respekton tre marrëveshjet e nënshkruara me shqiptarët, 2001, 2009, 2013 dhe nuk mund të heshtim përballë kërkesave gjithnjë më të mëdha të Serbisë për komunitetit e vet në Kosovë, ndërkohë që neve na i mohon të drejtat fundamentale”, tha Kamberi.

Ndërkaq, ai njofton se ende nuk është kontaktuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Jo. Kontaktimi është një procedurë në Serbi që presidenti i fton listat parlamentare pas konfirmimit të mandateve për të biseduar rreth caktimit të mandatarit. Ai në tavolinë e ka listën me kërkesat e tona për të cilat ka premtuar që do të kemi përgjigje për dy javë, e për të cilat nuk ka dhënë asnjëherë përgjigje, ne nuk mund të futemi në një lojë të atillë ku do të konsumohej elektorati shqiptar për arsye që me u bë dekor i Aleksandër Vuçiqit…”, shtoi më tej Kamberi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika