Kamberi për “lëmoshën” 100 euroshe të “babadimrit”: S’kemi Qeveri, por administratë

Belgzim Kamberi, njohës i çështjeve politike, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës për vendimin e shpërndarjes së 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët, duke e quajtur këtë veprim si "lëmoshë". Ai ka theksuar se ky është një shenjë e mungesës së një politike të qartë zhvillimore ekonomike dhe ka kritikuar mungesën e një strategjie ekonomike nga ana e qeverisë

Njohësi i çështjeve politike, Belgzim Kamberi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për shpërndarjen e 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët.

Duke i cilësuar këto 100 euro si “lëmoshë”, Kamberi ka treguar se çfarë dëme mund t’i sjellin shtetit dhe thekson se Qeveria nuk ka poltikë zhvillimore ekonomike.

“Çështja e lëmoshës është vazhdimësi e mungesës së një politike të qatë zhvillimore të qeverisë. E pamë edhe me shpërndarjen e buxhetit për komunat edhe sepse aty ka dimension të partiokracisë. Edhe kjo është vazhdimësi e një mungesës politike ekonomike të kësaj qeverie. E këto paret që janë lëshu sot mund të jenë vetëm tri funksione: rritjen e inflacionin, mirëmbajtjen e varfërisë por edhe thellim të pabarazisë. Sepse këtu jemi në një situatë, ku po e thjeshtëzojë: djali i Ramiz Kelmendit i merr një qind euro si djali i minatorit. Dhje këtu për çfarë qeveria progresive po flasim edhe për çfarë strategji ekonomike, hiç s’po merremi në çështje ideologjike të majtë ose të djathtë… këtu s’ka fare strategji ekonomike…” ka thënë Kamberi.

Sipas tij, shpërndarja e këtyre mjeteve në një kohë normale dëshmon se nuk kemi Qeveria, por, administratë.

“Dhe ketë e kanë të gjitha qeveritë ekonomitë konservatore në rajon të cilat ndajë kësi lëmoshe zakonisht në kohë parazgjedhore ose në situatë të jashtëzakonshme. Por cila është arsyeja sot, të ndash këso lëmoshe, si me një lloj Exeli, kjo e dëshmon që ne nuk kemi qeveria ne kemi vetëm administratë… kësisoj ti lirisht mundesh me e hjek qeverinë edhe me nda buxhetin 3 miliardësh dhe mos me pas fare politika as socio ekonomisë as zhvillimore”, ka theksuar Kamberi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika