Kamberi për rrëmujën në Kuvendin e Serbisë: Retorika e viteve të 90-ta në skenë
Deputeti shqiptar në Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar për rrëmujën në Kuvendin e Serbisë, ku po diskutohej për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E krejt këtë situatë, Kamberi e ka quajtur “Albanofobi”. Sipas Kamberit, kjo rrëmujë në Kuvendin e Serbisë është “Mungesë elementare e sensit për realitetin në Kosovë”. “Retorika e viteve të […]
Deputeti shqiptar në Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar për rrëmujën në Kuvendin e Serbisë, ku po diskutohej për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
E krejt këtë situatë, Kamberi e ka quajtur “Albanofobi”.
Sipas Kamberit, kjo rrëmujë në Kuvendin e Serbisë është “Mungesë elementare e sensit për realitetin në Kosovë”.
“Retorika e viteve të 90-ta në skenë. Kështu do të kisha cilësuar seancën e sotme në parlamentin e Serbisë”, ka shkruar në Facebook.















