Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ndaj demolimit të figurës së Komandant Lleshit në Komunën e Bujanocit.

Këtë akt, Kamberi e ka cilësuar si sulm ndaj çdo shqiptari të Komunës së Bujanocit.

Kamberi ka ftuar organet e drejtësisë që të zbardhin rastin dhe ndaj sulmuesve të shqiptojnë dënimin e merituar.

“Sulmi ndaj figurës së Komandant Lleshit është sulm ndaj çdo shqiptari të Komunës së Bujanocit. Demolimi i figurës së tij është demolim i çdo tentative për të ndërtuar barazi e drejtësi. Ky sulm qyqarë është produkt i politikave shoviniste, qoftë i përfaqësuesve qëndror politik serb e qoftë edhe satelitëve të tyre lokal.Ftoj organet e drejtësisë që të zbardhin rastin në plotni dhe ndaj sulmuesve të shqiptojnë dënimin e merituar!”, ka shkruar ai në Facebook.