Kamberi: S’ka paqe në Ballkan pa normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

“..Çfarë ndodh këtu, dialogu për normalizimin duhet të ndryshojë rrënjësisht marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe me këtë edhe stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor", ka deklaruar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi

Shaip Kamberi, Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se mund të ketë paqe në Ballkan, porse ka shtuar se që kjo të ndodhë duhet të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Këto deklarata Kamberi i bëri pas takimit që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili po mban takime për të formuar qeverinë.

“Kur shikoni shembuj të shumtë që kanë ndodhur në mbarë botën të pajtimit të kombeve që ishin në mosmarrëveshje apo edhe në luftëra, pajtimi është i mundur. Nëse ishte i mundur në Afrikën e Jugut, sigurisht që është i mundur në Ballkan. Çka është ajo që ndoshta e ka ndihmuar procesin e pajtimit në Afrikën e Jugut është fakti që të gjithë ata njerëz që ishin të përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në një proces të udhëhequr nga kryepeshkopi Desmontuto e pranuan fajin e tyre, ndoshta nuk janë gjykuar, por ka qenë e mjaftueshme që ata publikisht ta pranojnë dhe për këtë të flasin publikisht”, tha ai.

Sipas Kamberit, dialogu për normalizim duhet të ndryshojë rrënjësisht marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Çfarë ndodh këtu, dialogu për normalizimin duhet të ndryshojë rrënjësisht marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe me këtë edhe stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor, a besoj se mund të ketë ndonjë pajtim pa normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të them të drejtën, jo, kam qenë skeptik qysh në fillim për projektin e Ballkanit të Hapur, që parashihej të përfshinte gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor, në të cilin u përfshinë vetëm tri, dhe në të cilat një nga anëtarët, Republika e Serbisë, po përpiqej të ndërtonte marrëdhënie vëllazërore me trupin e popullit shqiptar, ndërsa publikisht përmes mediave, nga zyrtarët më të lartë të shtetit, në njëfarë mënyre dërgonte mesazhe fyese në kurriz të pjesës tjetër të atij populli të Kosovës”, u shpreh ai./KP

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika