Kreu i koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, tani deputet në Parlamentin e Serbisë, ka kërkuar që pas konstituimit  të “Kuvendit dhe Qeverisë së re të Serbisë të shoqërohet me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”.

Është domosdoshme që Serbia t’i vendosë sanksione Federatës së Rusisë, pasi, “ky vendim është në interes të paqes, demokratizimit, zhvillimit e stabilitetit të vendit dhe rajonit”.

Deputeti Shqiptar, Shaip Kamberi ka njoftuar për planet e tij, gjatë punës në Kuvendin e Serbisë , ku ka thënë se në ditët në vijim do t’i paraqesë kërkesat e tij, për për Qeverinë e re të Serbisë.

“Këto kërkesa do t’i bëjmë publike para mbajtjes së seancës plenare”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Kamberi ka folur për ish-partnerin e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, ku ka thënë se ata janë në komunikimi të vazhdueshëm me Partinë e Aksionit Demokratik (SDA) nga Sanxhaku , për ta vazhduar bashkëpunimin.

Të martën e pesë Korrikut, Komisioni Republikan Zgjedhor në Beograd ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 3 prillit 2022 në Serbi.

Ai ka treguar për secilën parti nga sa deputet që kanë fituar në Kuvendin e Serbisë ku ka thënës se

“Partia kryesore në pushtet, Partia Progresiste e Serbisë (SNS) e Presidentit Vuçiq do të ketë 120 mandate nga gjithsej 250. Partneri i saj tradicional, Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e Ivica Daçiqit – 31 mandate”.

Subjektet me vokacion të hapur të ekstremit të djathtë tashmë kanë bashkërisht 35 deputetë.

Ndërsa “Listat që garuan si pakica kombëtare vetëm 13 deputetë”.