Kamberi: Vazhdon përndjekja institucionale ndaj shqiptarëve në Serbi
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si vazhdim të përndjekjes institucionale ndaj shqiptarëve në Serbi, pas ftesës që kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka pranuar nga gjykata. Sipas Kamberit, Rexhepi është thirrur për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në objektin e Këshillit […]
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si vazhdim të përndjekjes institucionale ndaj shqiptarëve në Serbi, pas ftesës që kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka pranuar nga gjykata.
Sipas Kamberit, Rexhepi është thirrur për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në objektin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor 2025.
Ai thekson se ky veprim përbën një tjetër dëshmi të mohimit të së drejtës për shprehje të lirë të identitetit kombëtar dhe të vazhdimit të presionit politik ndaj shqiptarëve.
“Vazhdon përndjekja institucionale ndaj shqiptarëve në Serbi















