Kamberi: Deputetët serbë kërkojnë arrestimin tim

Disa deputetë të Parlamentit të Serbisë kanë kërkuar arrestimin e përfaqësuesit të vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili ka thënë se “Kosova është e pavarur dhe se Serbia duhet të ballafaqohet me këtë realitet”

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi

 





Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shapi Kamberi, ka treguar se punën e tij si përfaqësues është duke e kryer, pasi siç thotë ai, vazhdimisht, është duke i ngritur zëshëm problematikat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Por, Kamberi ka thënë se ka reagime negative ndaj tij nga kolegët e tij, të cilët janë nga shumica parlamentare. Ai ka treguar se ata kanë kërkuar që të arrestohej ai, por që kërkesa të tilla, sipas tij, nuk kanë ndonjë bazë ligjore.

“Kërkojnë disa deputetë të opozitës dhe një deputete e mazhorancës për arrestimin tim, sepse kam thënë që Kosova është e pavarur dhe se Serbia duhet të ballafaqohet me këtë realitet”, ka theksuar Kamberi.

Më tej, ai ka komentuar deklaratat e presidentit  të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

“Është një retorikë e njohur e serbëve në vazhdimësi, ku tentohet që t’i bëhet presion ndërkombëtarëve”.

Sipas Kamberit, Serbia gjithnjë e më tepër po e mban krahun e presidentit rus.

“Unë hapur e kam thënë që Serbia duhet të bazohet në realitet sa i përket Kosovës, nuk ka kthim prapa për njohjen e Kosovës”.

Për fund, ai ka thënë se nuk i zë besë Vuçiq-it në takimet bilaterale, pasi sipas tij, ai përdor qasje të ndryshme nga ajo çfarë shpreh në publik, raporton euronews.al, transmeton Portali Dukagjini.

 





Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika