Kamenica pa pediatër e gjinekolog, komuna pa përgjigje

Komuna e Kamenicës tash e disa vite nuk ka pediatër e as gjinekolog. Banorët thonë se për kontrolla më të detajuara, duhet gjithsesi të shkojnë në Prishtinë ose Gjilan. Në komunën e Kamenicës nuk kanë kthyer përgjigje në interesimin e televizionit për këtë temë

Shenja është e vendosur e edhe zyret e ndara, por kontrollat në këtë hapsirë nuk bëhen nga personi kompetent.

Megjithëse komunë e vogël, Kamenica, përfshinë mbi 50 fshatra, dhe kontrollet për fëmijë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, kryhen nga mjekët familjarë, pas pensionimit të pediatrit të vetëm në këtë komunë.

Për kontrolle shtesë, banorëve gjithsesi u duhet të marrin rrugë drejt Gjilanit ose Prishtinës, çka për ta nënkupton shpenzime shtesë.

Latif Demaku, banor i Kamenicës ka thënë se “Tash shkojmë privatë në Gjilan ose Prishtinë. U kanë pediatri ma herët por tash e disa vite nuk ka. Ka që nuk I kanë kushtetë për më shku në klinika private”.

Fadil Kosumi, banor i Kamenicës ka thënë se “Pediater  nuk ka tash e disa vite dhe është e nëvojshme më pas në Komunën tonë pediater, zakonishtë në duhet më shku në Gjilanë ose Prishtinë për një kontroll të fëmijve. Kjo është problem pasi po kemi edhe shpenzime shumë”.

Përveç pediatrit, kjo komunë, nuk ka as edhe një gjinekolog.

Kryeshefi i Qendres Kryesore të Mjeksisë Familjare në Kamenicë, Gani Krasniqi, ka treguar për televizionin, se përveqë pensionimit, problem për hapjen e konkurseve për këto dy profile, është bërë statusi i ri i QKMF-ve të Kosovë.

“Arsyeja pse sot s’kemi pediater e gjinekolog është se në status të QKMF-ve, në Kosovë nuk figuron asnjëra nga këto drejtime. Ne i kemi pasur të dytë deri para pak vitesh derisa të dy kanë dal në pensionë. Egzaminimet bëhen nga mjeku familjarë tash. Është e vërtetë që kemi pasur konkurs për gjinekolog pasi kemi mbetë keq, por nuk është paraqit asnjë. Në pediatri nuk është hap konkursi fare”.

Por se cila ëhtë zgjidhja për banorët e kësaj komune, nga pushteti lokal nuk kanë treguar gjatë ditës.

Lidhur më këtë çështje asnjë nga komuna e Kamenicës nuk ka kthyer përgjigjje, derisa Drejtoresha e Shëndetësisë ka thenë se nuk gjendet në Kamenicë, nga zyra e Kryetarit nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje.

Në bazë të regjistrimit të vitit 2011, Komuna e Kamenicës ka 36 mijë e 719 banorë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika