Kamenicë – Identifikohen dy vozitës që zhvillonin gara të shpejtësisë, u shqiptohen gjoba prej 400 euro

Pas identifikimit të dy vozitësve që ishin duke zhvilluar gara të shpejtësisë në zonën e banuar ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h, të njëjtëve u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 400 euro

Fotografi ilustruese

Policia e Kosovës ka identifikuar dy vozitës të cilët në aksin rrugor Kamenicë – Crep, bënin gara të shpejtësisë me automjetet e tyre në zonën e banuar ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h.

Këtyre personave u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 400 euro, katër pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dhjetë 10 muaj.

“Të njëjtëve konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L- 186 neni 51 paragrafi 5 u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dhjetë (10) muaj”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, ka apeluar  vozitësit që t’i respektojnë ligjet e trafikut rrugor, dhe ka inkurajaur mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet të lajmërojnë Policinë, duke u shtuar se të dhënat e qytetarëve do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika