Kamioni që u përfshi nga flakët, Ministria e Infrastrukturës bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë
Në orët e para të së mërkurës një kamion është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar ndërprerje të madhe të qarkullimit. Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar më herët se aksidenti ka ndodhur në segmentin që lidh rrethrrotullimin te pompa e derivateve Shell në Veternik me kyçjen në rrugën Fushë Kosovë – Pejë, në fshatin Bresje. Si […]
Në orët e para të së mërkurës një kamion është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar ndërprerje të madhe të qarkullimit.
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar më herët se aksidenti ka ndodhur në segmentin që lidh rrethrrotullimin te pompa e derivateve Shell në Veternik me kyçjen në rrugën Fushë Kosovë – Pejë, në fshatin Bresje. Si pasojë e aksidentit, njëri nga shiritat e komunikacionit është mbyllur, duke shkaktuar mbingarkesë të trafikut në këtë aks të rëndësishëm rrugor.
Ndërkohë, Dukagjini ka raportuar nga vendi i ngjarjes, në kohë reale. Ku Policia kishte ndërhyrë menjëherë duke evakuuar veturat nga zona përreth si masë mbrojtëse ndaj ndonjë shpërthimi të mundshëm, për shkak të zjarrit që kishte përfshirë kamionin.
Ministria ka apeluar tek qytetarët që të shmangin këtë rrugë përkohësisht dhe të përdorin rrugë alternative, deri në rikthimin e normalitetit në këtë segment rrugor.















