Kamioni që udhëtonin u prish në mes të Saharasë, 49 persona vdesin nga etja

Të paktën 49 persona kanë humbur jetën nga etja në një zonë të largët të shkretëtirës së Saharasë në veri të Nigerit, pasi kamioni me të cilin po udhëtonin u prish, njoftuan autoritetet.

“Udhëtarët u gjendën të bllokuar në zemër të një mjedisi armiqësor, ku temperaturat ekstreme dhe mungesa e pikave të furnizimit e bëjnë mbijetesën jashtëzakonisht të vështirë”, thuhet në deklaratën e guvernatorit të Agadezit, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Vetëm dy persona arritën të mbijetonin, sipas raportimeve ata ecën përmes shkretëtirës deri në Assamaka, ku njoftuan autoritetet për tragjedinë.

Sipas deklaratës së guvernatorit, kamioni ishte nisur nga qyteti malian Telhandek, por kishte devijuar nga rruga e planifikuar.

Për disa ditë me radhë, shoferi dhe pasagjerët u përpoqën ta riparonin mjetin, por përpjekjet e tyre rezultuan të pasuksesshme.

“Të privuar nga uji dhe e pamundur për të riparuar automjetin, pavarësisht përpjekjeve të shoferit, ndihmësit të tij dhe pasagjerëve, udhëtarët mbetën të bllokuar në zemër të një mjedisi armiqësor”, thuhet më tej në deklaratë.

“Dhjetëra trupa të pajetë u gjetën nën kamionin e palëvizshëm dhe në zonën përreth”, shtohet aty.

Viktimat u varrosën në varre masive nga ekipi i shpëtimit i dërguar në vendngjarje nga autoritetet lokale.

Gjatë kthimit nga zona, ekipi i shpëtimit hasi në një tjetër kamion të prishur me më shumë se 60 persona në bord, të cilët kishin mbetur të bllokuar për tri ditë për shkak të një defekti në bateri.

Ky kamion ishte nisur nga qyteti malian Harouba, më shumë se 300 kilometra larg kufirit me Nigerin, bëri të ditur guvernatori në një deklaratë të mëvonshme.

Ekipi i shpëtimit, ku bënin pjesë edhe ushtarë të Nigerit, shpërndau ujë për udhëtarët dhe ndihmoi në riparimin e mjetit, duke u mundësuar atyre të vazhdonin udhëtimin në mënyrë të sigurt.

Shkretëtira e Nigerit mbetet një korridor i rëndësishëm tranziti për migrantët nga e gjithë Afrika Perëndimore që përpiqen të arrijnë në Evropë, pavarësisht rreziqeve të mëdha që paraqet ky udhëtim.

Guvernatori tha se kjo tragjedi nxjerr në pah “cenueshmërinë e të rinjve të përfshirë në migrim dhe aktivitete ekonomike ndërkufitare, të cilët shpesh detyrohen të kalojnë nëpër zona të paqëndrueshme për të mbijetuar ose për të kërkuar kushte më të mira jetese”.

 

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika