Kampionati Ballkanik i Çiklizmit, bllokohen përkohësisht disa rrugë nga 5 deri më 7 qershor

Federata e Çiklizmit e Kosovës ka njoftuar qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik se për shkak të organizimit të Kampionatit Ballkanik të Çiklizmit 2026, do të ketë mbyllje të përkohshme të disa segmenteve rrugore dhe autostradave në vend.

Sipas njoftimit, mbylljet do të realizohen sipas itinerarit dhe orarit të garave përgjatë tri ditëve të kampionatit.

Më 5 qershor, autostrada “Arbër Xhaferi”, në drejtim të Prishtinës, do të jetë e mbyllur për qarkullim nga ora 14:00.

Më 6 qershor, bllokimet do të zhvillohen në këto relacione:

Ora 09:00 – Ferizaj (Bibaj) – Lipjan – Hani i Elezit

Ora 11:30 – Ferizaj – Hani i Elezit

Ora 13:00 – Ferizaj – Prishtinë – Hani i Elezit

Ora 16:00 – Ferizaj – Lipjan – Hani i Elezit

Ndërkaq, më 7 qershor do të ketë bllokime në këto segmente:

Ora 10:00 – Ferizaj – Podujevë (kthimi në Trudë) – Lipjan – Ferizaj – Hani i Elezit

Ora 14:00 – Ferizaj – Trudë (kthim) – Fushë Kosovë – Llapushnik – Duhël (kthim) – Llapushnik – Fushë Kosovë – Ferizaj

Federata ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë udhëzimet e Policisë së Kosovës, organizatorëve dhe sinjalizimin e përkohshëm rrugor.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika