Kampionati Botëror i Atletikës: Fred Kerley fiton medaljen e artë në 100 metra

Është hera e parë që një komb ka fituar të tri medaljet në 100 metra në botë që nga Shtetet e Bashkuara në 1991. Kerley përfundoi garën në 9.86 sekonda, dy të qindtat më shumë se sa vrapoi në finalen në Tokio

Fred Kerley

Fred Kerley fitoi titullin e tij të parë individual në Kampionatin Botëror në garën e 100 metrave për meshkuj.

Më pak se një vjet pasi fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Tokios, Kerley shkëlqeu në finalen e 100 metrave për meshkuj në “Hayward Field” për të fituar kampionatin e tij të parë botëror.

27-vjeçari, i cili fitoi medaljen e argjendtë olimpike vitin e kaluar, fitoi në 9.86 sekonda, ndërsa Marvin Bracy mposhti Trayvon Bromell për të argjendtën.

Marvin Bracy mori medaljen e argjendtë në 9.88, duke mposhtur bashkatdhetarin Trayvon Bromell me vetëm milisekonda.

Është hera e parë që një komb ka fituar të tri medaljet në 100 metra në botë që nga Shtetet e Bashkuara në 1991.

“E di që sot më hapën shumë dyer”, tha Kerley. “E ardhmja është e ndritshme për mua”.

Marvin Bracy i SHBA-së, fituesi i medaljes së argjendtë, Fred Kerley i medaljes së artë nga SHBA dhe Trayvon Bromell i SHBA-së festojnë pas finales së 100 metrave për meshkuj gjatë Kampionatit Botëror të Atletikës

Kerley përfundoi në 9.86 sekonda, dy të qindtat më shumë se sa vrapoi në finalen në Tokio verën e kaluar.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika