Kanali serb në Telegram kërcënon Novi Pazarin dhe Sjenicën: “Vukovari i ri” dhe “Srebrenica e dytë”

Screenshot

Një kanal serb në Telegram ka publikuar një mesazh kërcënues ndaj qyteteve të Novi Pazarit dhe Sjenicës, duke pretenduar se ato mund të shndërrohen në “Vukovarin e ri” dhe “Srebrenicën e dytë”.

Në mesazh, Novi Pazari cilësohet si “Vukovari i ri”, ndërsa Sjenica si “Srebrenica e dytë”.

Referenca ndaj Vukovarit lidhet me rrethimin dhe shkatërrimin e qytetit gjatë luftës në Kroaci në vitin 1991, ndërsa përmendja e Srebrenicës i referohet gjenocidit të vitit 1995, gjatë të cilit u vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë.

Përmes këtyre krahasimeve, mesazhi përmban një kërcënim të rëndë për dhunë masive dhe shkatërrim ndaj këtyre qyteteve, të cilat kanë një numër të madh banorësh boshnjakë, shkruan Clash Report.

Novi Pazari dhe Sjenica ndodhen në rajonin e Sanxhakut në Serbi.

Kërcënimi vije pas vdekjes së kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq i cili ishte dënuar me vdekje nga Tribunali ndërkombëtar për kryerje të krimeve të luftës dhe gjenocid ndaj boshnjakëve në Srebrenicë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika