Kancelari austriak viziton Kosovën

Kancelari austriak, Karl Nehammer, të premten e 18 marsit do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, ai do të pritet në një ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Siç njofton zyra e kryeministrisë, pas këtij takimi, do të mbahet një konferencë e përbashkët për media.

Po ashtu, Nehammer do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe udhëheqësit e tjerë të shtetit.

Nehammer, para se të arrijë në Kosovë, vizitën e tij do ta nisë në Serbi.

Më pas, kancelari austriak do të vazhdojë vizitën për në Bosnjë e Hercegovinë.

Ndërkohë, Nehammer para kësaj vizite kishte deklaruar se, Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij nuk duhet ta lënë “këtë rajon mënjanë”. Kjo sepse, sipas tij, është i rëndësishëm për Evropën, sidomos në raport me akterët e tjerë si Rusia.

“Nuk do të lejojmë që rajoni të destabilizohet. Kemi një interes të veçantë për stabilitetin dhe zhvillimin e mirë ekonomik në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

Nehammer, më 28 shtator të vitit 2021, e kishte vizituar Kosovën, në cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme të Austrisë.

Në atë kohë, ai kishtë bërë thirrje për vigjilencë lidhur me situatën e krijuar në Veri, pas vendimit të qeverisë për reciprocitet të targave me Serbinë dhe bllokadës së serbëve në dy pikat kufitare, Jarinje dhe Bërnjak.

Po ashtu, Nehamer, kishte deklaruar se “dhuna”, nuk është zgjidhje e tensioneve të krijuara në veri, por, as mjet i politikës.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës po ofronte siguri dhe qartësi, teksa ka shtuar se shteti austriak ofronte mbështetje për Kosovën.

“Dhuna nuk është mjet i politikës. Austria ka ofruar më së shumti forca ushtarake të KFOR-it, për një shtet që s’është anëtar i NATO-s. Vendimmarrëse është që në fazën që jemi tani mund të themi që procesi po ecën mirë. Është e rëndësishme të mos provokohemi nga një situatë e tillë. Këtë qartësi dhe siguri po e ofron Qeveria e Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërkaq, rajonin e Ballkanit Perëndimor së fundmi e ka vizituar Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borell dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË me Marin Memën: Kemi nevojë të duam më shumë...

Cilki i dokumentarëve, 'Gjurmë Shqiptare' me autorin Marin Mema, në Top Channel Albania përfshin një audiencë të të gjitha moshave. Në 'Gjurmë Shqiptare' trajtohen tema...

Këngët për nder të gjeniut Andy Warhol

Data e 6-gushtit shënon lindjen e një pop artisti si Andrew Warhol, arti i tij i  mrekullueshëm dhe idetë revolucionare të Warhol ishin padyshim...

“Film n’park”, tradita që i rikthehet Prishtinës

Në zemrën e gjelbërt të kryeqytetit, në mesin e dritave, miqve dhe muzikës, është vendi ku “Film n’park” shënon një rikthim pas kufizimeve nga...

Më të lexuarat

RTS zviceran: Personi që paralajmëroi vrasjen e Dick Martyt, është...

Është zbuluar se kush ishte infromatori që tregoi se ka një planë për të vrarë Dick Marty-in. Sipas Programiit të RTS Mise au point  ai...

24 vjet dhe 10 muaj burgim për të akuzuarin i...

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën e ka dënuar të akuzuarin Sylejman Ahmeti me 24 vjet e 10 muaj burgim për vrasje. Aktakuza e ngritur...

Komandanti i parë i KFOR-it: Në Veri ekziston një grup...

Komandanti i parë i KFOR-it, Erhard Buhler, në një intervistë për Albanian Post, ka thënë se në veri të vendit ekziston një grup multietnik...

Të fundit nga rubrika