Kancelari britanez, Hunt kundërshton skemat fiskale të kryeminstres, Liz Truss

Rendimenti i obligacioneve të qeverisë 30-vjeçare të Mbretërisë së Bashkuar po bie ndjeshëm, ndërsa kancelari britanez, Jeremy Hunt, po përgatitet të anulojë më shumë taksat e Qeverisë, si revoltë ndaj politikave fiskale të kryeministres së Britanisë, Liz Truss

Ilustrim

Të hënën, kostot e huamarrjes së qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ranë ndjeshëm dhe paundi u rrit, pasi kancelari Jeremy Hunt njoftoi se do të sillte disa nga planet e tij, për uljen e borxhit në një përpjekje për të zbutur trazirat në tregjet financiare.

Rendimenti ose norma e interesit për obligacionet 30-vjeçare të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar kanë rënë me më shumë se 30 pikë bazë në fillimin e tregtimit të së hënës, me një rënie në kostot e huamarrjes në të gjithë bordin për obligacionet me afat të shkurtër dhe afatgjatë, raporton The Guardian.

Paundi u rrit me rreth 1 për qind kundrejt dollarit, duke u tregtuar pak më poshtë se 1.13 dollarë në tregjet globale të monedhës.

“Deri më tani, tregjet kanë reaguar pozitivisht këtë mëngjes, ndaj raporteve të fundit të shtypit fiskal,” tha James Smith, një ekonomist në bankën holandeze ING.

“Por në fund të fundit, vlera monetare e masave të reduktimit të deficitit që do të shpallen sot ka rëndësi, dhe po ashtu ka rëndësi mesazhi i dërguar për rëndësinë e qëndrueshmërisë fiskale”, ka shtuar ai.

Kancelari Hunt thotë se masat e tij, së bashku me vendimin për të mos ulur taksën e korporatës dhe anulimin e heqjes së normës më të lartë të taksës prej 45 pikësh, do të mbledhin 32 miliardë paund në vit.

Ndryshe më 23 shtator, shefi i Thesarit të Shtetit, Kwasi Kwarteng, njoftoi për planin ekonomik që ai dhe kryeministrja, Liz Truss, kishin hartuar.

Plani përfshinte ulje taksash në vlerë prej 50 miliardë dollarësh, vendim që përfshinte edhe uljen e tatimit mbi të ardhurat për ata me më shumë të ardhura.

Plani ekonomik nuk tregonte se si qeveria e zonjës Truss do ta mbulonte boshllëkun e krijuar nga taksat që nuk do të mblidheshin.

Kryeministrja po e realizonte zotimin që ajo edhe aleatët e kishin ndërmarrë.

Eksperti Mark Littlewood, nga një organizatë me bindje të ngjashme me zonjën Truss, gjatë verës parashikoi një efekt të fuqishëm, ndërsa kryeministrja e re çonte përpara reformën ekonomike me “shpejtësi absolutisht marramendëse”.

Ndërkaq, kancelari Hunt kishte sinjalizuar se ka në plan të heqë dorë nga pjesa më e madhe e planit të saj ekonomik, kur të paraqesë synimet afatmesme buxhetore më 31 tetor.

Ai ka thënë se do të nevojiten rritje taksash dhe shkurtime shpenzimesh publike për të rikthyer besueshmërinë fiskale të qeverisë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika