Kancelari gjerman, Scholz arrin në Kosovë

Kryeministri Kurti dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e kanë pritur në aeroportin "Adem Jashari" në Prishtinë, kancelarin gjerman, Olaf Scholz i cili do të jetë të premten për vizitë zyrtare në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, të premten janë bërë gati për ta pritur kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në aeroportin e Prishtinës.

Kryeminstri i Kosovës, Kurti dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode

Ambasadori gjerman Rhode, në një postim në Twitter, ka ndarë një fotografi së bashku me shefin e ekzekutivit Kurti, duke e pritur kancelarin gjerman Scholz.

Scholz pritet të mbajë takimin me kryeministrin Kurti nga ora 10:45 në Qeverinë e Kosovës.

Kurti, gjatë ditës së enjte, ka komentuar vizitën e kancelarit Scholz në Kosovë, duke thënë se pret një fillim të ri dhe energjik të Procesit të Berlinit.

Kosova është destinacioni i parë i vizitës së Scholzit në rajon, ndërsa pasditen e së premtes, ai do të udhëtojë drejt Beogradit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika