Kanceri, sëmundja që kap shifra të larta për trajtim

Jemi në muajin tetor apo i njohur si muaji rozë që ka për qëllim trajtimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit. Kjo sëmundje ka një kosto të lartë për trajtim. Pacientët kanë rrëfyer për vështirsit, derisa udhëheqësit në Onkologji kanë treguar se barnat sigurohen deri në 80 për qind

Foto ilustrim

Klinika e Onkologjisë në Prishtinë, tash e tetë vjet është objekti i dytë më i frekuentuar për Xhevahire Krasniqin.

Ajo për gjithë këtë periudhë kohohre po përballet me sëmundjen kancerit të gjirit.

Krasniqi, një zonjë e fortë që për tërë këtë kohë i ka mbijetuar kësaj sëmundje të rëndë, gjatë gjithë kohës ka pasur shumë probleme për sigurimin e terapisë për trajtim.

Ajo ka rrëfyer për televizionin se kostoja për trajtimin e kësaj sëmundje kapë shifrat katër shifrorë.

Xhevahire Krasniqi

“Kjo sëmundje të jep stres por stresi tjetër është për pacientët që duhet më mendu gjithmon a ka më pas terapi kur ki me shku më marr. Çdo herë kur shkon para se me marr terapinë,  duhesh më shku të sporteli për me marr listën që duhet më I ble pasi s’mundësh më marr kimioterapin pa I blerë gjërat. Nëse s’kemi mbështetje prej familjarëve për një buxhetë që e kemi është e pamundur më ja dalë”, ka thënë Krasniqi.

E ndonëse tashmë kjo klinikë ka një listë për barnata esenciale që sigurohen, duket se për disa vazhdonë të jetë gjendja e njëjtë si vite më parë.

Një rastë i tillë është ai i familjes Rafci nga Prizreni.

Minire Rafci e cila të prekur me sëmundejn e kacerit e ka burrin e sajë, ka treguar se për një terapi kanë pritur tash  e tri javë dhe në fund janë detyruar ta blejnë më para të tyre.

Minire Rafci, Prizren

E kostoja që kap shifren qindra euro brenda ditës është e papërballushme.

“Kimioterapi s’ka, kushtet nuk i kam, veq dje kom pagu 400 euro. Qe tri javë kamë prit për këtë kimioterapi dhe s’ka pas, dje na thanë që s’ka apet dhe e kemi blerë vetëm sot krejt kimioterapin”, ka theksuar Rafci.

Se kostoja e trajtimit të sëmundjes së kancerit të gjirit kapë shifrat e lartë e thotë edhe Nafije Latifi nga shoqata “Jeta-Vita”.

Nafije Latifi, “Jeta-Vita”

“Mungesa ka pasi klinika është bërë për 100 pacientë  e aty frekuntojnë mbi 300 brenda ditës. Asnjëherë prej se unë e përcjelli këtë problem, nuk ka pas mbulushmëri të plotë të terapisë. Është e saktë që një numër i pacientëve duhet të blejnë barnat herë pas here edhe pse janë në listën esenciale”, ka potencuar Latifi.

Për koston e lartë që e ka një pacient për terapin për sëmundje të kancerit të gjirit ka folur edhe drejtori i klinikës se Onkologjisë, Arben Bislimi.

Sipas Bislimit, deri në 80 për qind e listës është e  siguruar por në raste kur disa mungojnë dhe duke e ditur koston e  tyre bara ju bije familjarëve të pacientëve.

Arben Bislimi, Drejor i Onkologjisë

“Në bazohemi në mbulushmërin e listes esencial të klinikës dhe ajo gjithmonë sillet 70 deri në 80 për qind. Sëmundjet malinje janë semundje më kosto të lartë të trajtimit dhe cdo munges reflektonq edhe në punën tonë. Çdo munges që shfaqët në kliniken tonë reflektonë në punën tonë dhe përballemi më ata pacientë dhe e dim cfarë mundësish kanë pacientetë duke e ndërlidhur kosoton e lartë të trajtimit, shkakton probleme dhe e rëndon ekonomi famijare të pacientëve”, ka potencuar Bislimi.

Në tërë Kosovën janë vetëm 20 onkolog që trajtojnë më mijëra raste gjatë vitit.

Muaji tetor është muaji rozë në mënyrë që të ketë senzibilizim të grave për parandalimin e trajtimin e kancerit të gjirit.

Deri në fund të shtatorit janë rreth 300 raste të reja të grave që janë diagnostifikuar më këtë sëmundje.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika