Kandidatët për rektor, senati formon komisionin profesional

Në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është votuar për formimin e komisionit profesional prej pesë anëtarëve për shqyrtimin e aplikimeve për rektor pasi që edhe u kuptuan emrat e kandidatëve. Për këta emra disa janë të kënaqur e disa jo





Gjashtë burra ia kanë mësyrë udhëheqjes të Universitetit të Prishtinës.

Dukagjini ka mësuar emrat e kandidatëve për rektor të UP-së pasi që aplikimi ishte i hapur deri të hënën.

E këtë synim e kanë Sefer Avdijaj nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), But Dedaj nga Fakulteti Ekonomik, Ermir Rugova nga (FSHMN), Qerim Qerimi nga Fakulteti Juridik, Sali Aliu nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Ilir Tolaj nga Fakulteti i Mjekësisë.

Për këtë e disa pika të tjera janë mbledhur senati i UP-së.

Ata kanë votuar për formimin e komisionit profesional prej pesë anëtarëve për shqyrtimin e këtyre aplikimeve.

“Isak Shabani, Musa Paqarizi, Qlirim Hoti, Qerkin Berisha dhe Liridon Velija. Të gjithë të propozuarit janë votuar nga senati për pjesë e komisionit professional”, ka thënë Luljeta Plakolli- Kasumi, rektore në detyrë.

E të gatshëm për bashkëpunim me këdo që merr pozitën e rektorit janë organizata studentore “Reforma”.

“Mendoj që të gjithë janë emra me integritet, kemi të bëjë me profesora me eksperiencë në fushën akademike, të gjithë kanë stazh mjaftë shumë në këtë institucion” , ka thënë Bleron Beka nga kjo organizatë.

Por, me këta emra nuk po pajtohen monitoruesit e organizatës ORCA, e cila po kërkon edhe zgjedhje të përgjithshme.

“Aty shihet që nuk është asnjë emër me reputacion të mirë në Universitetin e Prishtinës, në mesin e emrave që flitën për afera korruptive dhe persona që kanë prishur integritetin e UP-së”, ka thënë Adea Kondirolli nga ORCA.

Zgjedhjen e rektorit e ka në dorë Këshilli Drejtues i UP-së.

 

 





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika