Kandidati për rektor bie nga gara për shkak të së kaluarës politike
Ani pse kishin aplikuar gjashtë kandidatë për rektor tashmë në garë janë vetëm pesë. Kjo pasi kandidatin Salih Salihu e larguan nga gara Komisioni profesional. Anëtari i këtij komisioni, Qerkin Berisha tregoi arsyen. “Komisioni e ka vërejtur që kandidati ka qenë në listën e një koalicioni zgjedhor në zgjedhjet e fundit d.m.th. të vitit 2019” […]





Ani pse kishin aplikuar gjashtë kandidatë për rektor tashmë në garë janë vetëm pesë.
Kjo pasi kandidatin Salih Salihu e larguan nga gara Komisioni profesional.
Anëtari i këtij komisioni, Qerkin Berisha tregoi arsyen.
“Komisioni e ka vërejtur që kandidati ka qenë në listën e një koalicioni zgjedhor në zgjedhjet e fundit d.m.th. të vitit 2019” , ka thënë Berisha.
Berisha tregoi cilat kanë qenë kriteret e tjera që një aplikant për rektor të kualifikohet për kandidaturë.
“Në konkurs është parapa shprehimisht që të shiqohen konfliktet e interest, të mosqenurit në listën e kandidatëve të ndonjë partie politike në tre vitet fundit, po ashtu kandidatët kanë qenë të detyruar të dëshmojnë që nuk janë të dënuar”, ka shtuar Berisha.
Kandidatët për rektor tashmë kanë mbetur Ilir Tolaj, But Deda, Sefer Avdijaj, Ermir Rogova dhe Qerim Qerimi për të cilët pritet të votohet të premten nga Këshilli Drejtues i UP-së.




















