Kandidatja e PDK për kryetare të Pejës: Dua ta kthej potencialin e Pejës në realitet

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetare të Komunës së Pejës, Arta Vokshi Nallbani, ka shpjeguar arsyet që e kanë shtyrë të hyjë në garën zgjedhore.

Në FIVE të Dukagjinit, ajo ka thënë se vendimi i saj është rezultat i një kombinimi mes ambicieve personale dhe dëshirës për t’i shërbyer qytetit ku ka lindur e është rritur.

Vokshi-Nallbani ka theksuar se synimi i saj është që energjia dhe potenciali i qytetarëve të Pejës të kthehet në zhvillim konkret, duke e bërë Pejën një shembull të suksesit dhe përparimit.

“Kohëve të fundit e kam kuptuar gjithë angazhimin dhe motivimin që më ka ardhur të kandidoj për kryetare të Pejës.  E ndoshta mund ta përmbledh si një bashkëpunim, apo një bashkëveprim me ambicieve të mi apo vullnetit që e kam për tu angazhuar për qytetin e Pejës. Ndoshta më ka bërë edhe angazhimi im si drejtorit në drejtorinë për Urbanizëm dhe Mbrojtjes të Mjedisit.

Duke qenë me bashkëqytetarët e vendit tim dhe duke i ndi nevojat, e potencialin që dëshirojnë ta bëjnë për vendin e tyre. Më ka rritur dëshirën, që gjithë këtë potencial që e ka vendi dhe qyteti më bë realitet një ditë”, ka thënë Vokshi-Nallbani.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika