Kandidimi i Agim Veliut pa konsultim, Gashi: Kthimi i tij nuk bëhet përmes degës

Analisti Astrit Gashi ka komentuar nominimin e Agim Veliu nga dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë për deputet, e që sipas një postimi në Facebook të vetë Veliut del që ai nuk është konsultuar e as nuk është kontaktuar nga partia për një gjë të tillë.

Lidhur me këtë nominim të Veliut nga LDK-ja kanë shkruar edhe kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, dhe kryetari i degës, Ekrem Hyseni.

Gashi ka thënë se të kandidohet dikush nga dega për deputet pa u pyetur fare është shumë e çuditshme.

“Me u qu dega për së kfjellti me të kandidu pa dashtë ti e as pa fol me ty, s’pasna ni që në politikë ndodh”, ka thënë ai.

Ai më tej është shprehur se javën e kaluar ka pasur negociata përmes njerëzve që Veliu të jetë pjesë e listës dhe sipas tij ka pasur “msit” përmes njerëzve të afërt, por ka shtuar se kthimi i Veliut pas mënyrës se si është larguar ai është e pamundur të bëhet përmes degës.

“Procesin ish dashtë me nis e me vazhdu vetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika