“Kanë potencialin që të jenë motori i zhvillimit ekonomik”, Kurti fton qytetarët të aplikojnë në konkurset e hapura në ndërmarrjet publike

Albin Kurti, kryeministri I Kosovës nëpërmjet një njoftimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve për aplikim në konkurset e hapura në ndërmarrjet publike

Kryeministri, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të aplikojnë në konkurset e hapura në ndërmarrjet publike.

Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook, veçanërisht ftoi gratë, pjesëtarët me nevoja të veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë.

“Andaj, ftojmë të gjithë, veçanërisht gratë, personat me nevoja të veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, që të aplikojnë në konkurset e hapura për të realizuar këtë potencial dhe për t’i rikthyer ndërmarrjet tona publike në kontribues të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së gjithmbarshme”, ka shkrar Kurti.

Kurti tha se është i bindur se ndërmarrjet publike kanë potencialin që të jenë motori i zhvillimi ekonomik.

“Ne jemi të bindur se ndërmarrjet publike kanë potencialin që të jenë motori i zhvillimit ekonomik ngase operojnë në sektorët kyç të ekonomisë si ai i energjetikës, minierave, komunikimeve postare e elektronike, transportit hekurudhor, e ujërave. Kjo na bën që të jemi të përkushtuar që në to të angazhohen profesionistë me aftësi e përgatitje të duhura krahas integritet personal”, ka shtuar Kurti.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika