Kanosen dy gazetarë në veri, policia po heton rastin

Të dielën e 11 dhjetorit, dy gazetarë janë kanosur në Veri të Mitrovicës, përkatësisht në Rudar

Ilustrim





Dy gazetarë janë kanosur të dielën e 11 dhjetorit në veri të Mitrovicës, përkatësisht në fshatin Rudar të Zveçanit.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ku thuhet se rasti po vazhdon të hetohet.

“Dy viktimat kosovarë/gazetarë kanë raportuar se përderisa kanë qene duke i marrë disa pamje nga barrikadat, një i dyshuar mashkull ka kryer veprën e cekur ndaj tyre. Viktimat janë ndjerë të kanosur dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.

Më 10 dhjetor, ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjinit është sulmuar nga persona të panjohur më mjete shpërthyese gjatë raportimit të tyre nga rruga e bllokuar nga serbët në Rudar.

Serbët lokalë kanë bllokuar rrugët në veri të Kosovës, pasi Policia e Kosovës arrestoi një ish-polic serb. Sipas dëshmive të Policisë së Kosovës dyshohet se ai ka organizuar sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në Veri të Mitrovicës.

Ndryshe, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësimin për rrezikun e vazhdueshëm që po u kanoset gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve gjatë raportimeve të tyre nga veriu i Kosovës.

“Gjatë orëve të vona të ditës së sotme, në ndërkohë që po raportonin për situatën në veri, një eksploziv shpërtheu fare pranë ekipit të RTV Dukagjinit. Përgjatë raportimit të drejtpërdrejtë të gazetares, Doruntina Bylykbashi, shihet dhe dëgjohet shpërthim i madh”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Sipas AGK-së brenda dy ditësh ka pasur dy sulme ndaj gazetarëve të cilët po raportojnë nga veriu i Mitrovicës.

Andaj, AGK-ja u bën sërish thirrje “institucioneve kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët gjatë raportimeve të tyre”.

Momenti kur pranë ekipit të RTV Dukagjinit hidhen mjete shpërthyese në barrikadat në Rudar të Zveçanit(VIDEO)





Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika