Kanosen tre persona me armë zjarri në Ferizaj, i dyshuari në arrati

Në Ferizaj, të hënën ka ndodhur një mosmarrëveshje mes katër burrave kosovarë, njëri prej tyre pas mosmarrëveshjes ka shtënë disa herë me armë zjarri. Policia ka njoftuar se shtëpia e të dyshuarit është bastisur dhe është gjetur një armë zjarri Revole me gas, e cila dyshohet se është përdorur në rastin në fjalë

Policia e Kosovës, foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona kanë raportuar për një mosmarrëveshje me një person të tjetër, i cili pas kësaj mosmarrëveshjeje ka shtënë disa herë me armë zjarri në një distancë rreth 150 metrave.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, zyrtarët policorë në konsultim me prokurorin kanë vepruar menjëherë.

Shtëpia e të dyshuarit është bastisur dhe në rezultat është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri revole me gaz, e cila dyshohet se është përdorur në rastin në fjalë.

Ndërkaq, i dyshuari nuk gjendet në vendin e ngjarjes dhe është ende në arrati.

“Ferizaj  22.01.2024-13:53. Tre ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti në një distancë rreth 150 metrave ka shtënë disa herë me armë zjarri. Në konsultim me prokurorin është bastisur shtëpia e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri revole me gaz, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti, sipas njoftimit të Policisë, është duke u hetuar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika