Dy persona janë arrestuar në fshatin Gërdoc të Podujevës, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë kanosur viktimën mashkull kosovar.

Policia në raportin e saj 24 orësh njofton se gjatë kontrollit, te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: një thikë dhe shufër plastike.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.