Kanosi dhe sulmoi policët, arrestohet i dyshuari në aeroport
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një person në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” ka sulmuar zyrtarët policor. Sulmuesi pas intervistimit me vendim të prokurorit thuhet se është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të […]
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një person në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” ka sulmuar zyrtarët policor.
Sulmuesi pas intervistimit me vendim të prokurorit thuhet se është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.















