Një person është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se i ka marrë katër pistoleta dhe katër kuti me municion një gruaje në Pejë.

Të gjitha armët dhe municionet thuhet se ishin me leje.

Rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 20:17, në rrugën “Shaban Grosha”, konfirmon raporti 24-orësh i policisë.

I dyshuari jo vetëm që ia mori armët ankueses, por gjithashtu dyshohet se e ka kanosur atë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar dhe është në fazën e hetimeve, ndërsa i dyshuari vazhdon të jetë në kërkim.