Kanosi vëllain e kunatën për një pronë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Një rast kanosje është raportuar brenda 24-orëve në rrugën “Kamer Loshi” në Prishtinë. Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një prone kishte kanosur me armë dhe kishte sulmuar fizikisht vëllain dhe kunatën e tij. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është […]
Një rast kanosje është raportuar brenda 24-orëve në rrugën “Kamer Loshi” në Prishtinë.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një prone kishte kanosur me armë dhe kishte sulmuar fizikisht vëllain dhe kunatën e tij.
Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.















