Kanosje ndaj dy zyrtarëve policorë në Dragash

Dy zyrtarë policorë janë kanosur në Dragash, derisa ishin duke i shqiptuar një tiketë për kundërvajtje.

Rasti është raportuar më 8 shtator 2026, rreth orës 18:10, ndërsa i dyshuari është një mashkull kosovar.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari i ka kanosur zyrtarët gjatë kryerjes së detyrës.

“Është raportuar se dy zyrtarë policorë janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishin duke i shqiptuar një tiketë për kundërvajtje”, thuhet në raportin policor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Të fundit nga rubrika