Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita përmbys karriget dhe hedh tymuese

Seanca plenare e së hënës në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur sërish me tensione, opozita ka përmbysur karriget dhe ka hedhur tymuese duke sjellë kaos

Pamje nga Kuvendi i Shqipërisë, TCH.

Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën që në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa tensionet janë rritur me nisjen e seancës plenare.

Seanca plenare e së hënës është mbyllur, me opozitën që shpërtheu me karrige të përmbysura dhe tymuese.

Deputeti i opozitës, Flamur Noka, shkaktoi tensione duke ndezur një tymuese, duke çuar në një reagim të menjëhershëm nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Pas veprimit të tij, Noka u njoftua se ishte i përjashtuar nga seanca për shkelje të rëndë të rregullores së Kuvendit.

Konfliktet nuk munguan, dhe deputetët Albana Vokshi dhe Flamur Noka u përfshinë në një përleshje me punonjësit e Gardës edhe para foltores.

Ndërkohë që deputetët e mazhorancës vazhdonin fjalimet e tyre, deputetët opozitarë Gazment Bardhi dhe Edi Paloka tentuan të mbyllnin mikrofonin e deputetit të PS-së, Petro Koçi, duke e quajtur atë komunist.

Në një deklaratë për median, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin aktual, Edi Ramën, duke thënë se ka abuzuar me buxhetin e shtetit për përfitimet e tij personale.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika