Për shkak të kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës, me kërkesë të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, Kuvendi kaloi në votim të rendit të ditës.
Para nisjes së punimeve, deputetët e opozitës u futën në sallë dhe u ulën te karriget e kabinetit qeverisës. Gardistët u përpoqën t’i largojnë, por deputetët e opozitës nuk pranuan gjë që solli përplasje fizike mes tyre.
Endri Shabani u betua si Avokati i ri i Popullit gjatë seancën së tensionuar të së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë. I zgjedhur me firmat e mbledhura nga Partia Demokratike, Shabani u betua mes kaosit dhe përplasjeve të opozitës me gardën.
Deputetët e PD kanë ndezur flakadanë sapo kryetari i Kuvendit Niko Peleshi rinisi seancën pas disa minutave pushim.
Ndër të tjera, gjatë seancës Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka përjashtuar nga seanca deputetin demokrat Klevis Balliu, pas tensioneve ku opozita ka shkaktuar kaos në Kuvend, duke zaptuar karriget e ministrave.
‘Betohem!’ Opozita shpërthen kundër Endri Shabanit, ai i jep një puthje pic.twitter.com/7hbj2Wpm0k
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) December 18, 2025