Kaos në rrjetet sociale, përdoruesit e Facebook, Messenger dhe Instagram kanë probleme

Faqja e Facebook ka pësuar një ndërprerje të funksionimit, ndërsa raportime nga vende të ndryshme tregojnë se serverët e kompanisë Meta po përballen me probleme në shkallë globale.

Defekti ka shkaktuar ndërprerje në Facebook Messenger, si edhe në aplikacionin dhe faqen kryesore të Facebook. Ndërkohë, shërbime të tjera të Meta-s, si Instagram dhe ËhatsApp, kanë vijuar të funksionojnë në pjesën më të madhe të rasteve, megjithëse janë raportuar probleme sporadike edhe në disa produkte të lidhura me Instagramin.

Shumë përdorues janë nxjerrë automatikisht nga llogaritë e tyre dhe nuk kanë mundur të identifikohen sërish. Në ekran është shfaqur një mesazh gabimi që njofton se “ndodhi një gabim i papritur”.

Edhe faqja zyrtare e Facebook ka shfaqur mesazhe të ngjashme. Vizitorët janë njoftuar se “diçka shkoi keq”, ndërsa kompania ka bërë të ditur se ekipet teknike po punojnë për zgjidhjen e problemit dhe rikthimin e shërbimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Deri më tani, Meta nuk ka dhënë detaje mbi shkakun e ndërprerjes, ndërsa përdoruesit në mbarë botën vijojnë të raportojnë vështirësi në aksesimin e platformës, raportohet në mediat e huaja.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika