Kapen 1.4 ton çokollatë pa afat
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Terminalin e Vërmicës kanë kapur një ngarkesë me produkte çokollate të skaduara në sasi prej 1370 kilogramësh. Sipas njoftimit, çokollata e skaduar u gjet e fshehur në mes të rimorkios, e përzier me mallin tjetër. “Pas kontrollit të një ngarkese doganierët zbuluan se 1370 kilogramë çokollatë, me vlerë […]
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Terminalin e Vërmicës kanë kapur një ngarkesë me produkte çokollate të skaduara në sasi prej 1370 kilogramësh.
Sipas njoftimit, çokollata e skaduar u gjet e fshehur në mes të rimorkios, e përzier me mallin tjetër.
“Pas kontrollit të një ngarkese doganierët zbuluan se 1370 kilogramë çokollatë, me vlerë 1,712,68 euro) kishte afat të skadencës më 26 tetor 2023. Çokollata e skaduar u gjet e fshehur në mes të rimorkios, e përzier me mallin tjetër”, thuhet në njoftimin e doganës.
Thuhet se produktet e çokollatës së skaduar janë sekuestruar nga zyrtarët doganorë dhe do të asgjësohen në përputhje me rregulloret në fuqi dhe në bashkëpunim me agjensionin e ushqimeve.
Teksa është bërë e ditur se kompania importuese është gjobitur dhe po hetohet.















