Kapen barna të kontrabanduara në një barnatore në Ferizaj, në të edhe një bunker fshehjeje

Përmes një postimi në Facebook, Dogana e Kosovës ka njoftuar se përpos barnave të kontrabanduara, në objektin e barnatores është gjetur edhe një bunker fshehjeje për to

Medikamente të kontrabanduara në vlerë  prej 5 mijë eurosh janë gjetur nga Njësitë e Doganës përmes një aksioni të realizuar në Ferizaj.

Përmes një postimi në Facebook, Dogana e Kosovës ka njoftuar se përpos mallrave, në objektin e barnatores është gjetur edhe një bunker fshehjeje.

‘Prishtinë 20 janar 2023 njësit e doganës kanë realizuar një aksion në qytetin e Ferizajit ku edhe kanë arritur të gjejnë medikamente të kontrabanduara në vlerë rreth 5000 euro”, thuhet në njoftim gjersa shtohet se “Gjithashtu në këtë lokacion është gjetur edhe një bunker i posaçërisht i ndërtuar për fshehjen e mallrave të kontrabanduara”.

Bëhet e ditur se mallrat janë sekuestruar dhe ndaj palës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika